Bild-i gjerman raporton se një operacion i madh policor po zhvillohet para Gjykatës së Lartë në Bielefeld.

(Foto: Bild)
“Bild” më herët ka zbuluar detaje për të shtënat me armë zjarri jashtë Gjykatës, ku u mbajt gjykimi për vrasjen e Besar Nimanit.
“Bild” ashtu si media tjera gjermane, përfshirë DieWelt dhe agjencinë dpa, raportojnë se i plagosur është edhe babai i të akuzuarit që dyshohet se e vrau Besar Nimanin.

(Foto: Christian Mathesen, Bild)
Rojet e gjykatës së Bielefeld – sipas dëshmitarëve okularë – që folën me Bild, thanë se dëgjuan të shtënat rreth orës 13:30, pak pas përfundimit të procesit. Sipas tyre, të shtënat ndodhën në një largësi prej afro 150 metrash prej objektit të gjykatës.

(Foto: Bild)
